Më shumë se 1 milion ukrainas u dërguan në Rusi

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë më shumë se 1 milionë njerëz janë evakuuar për në Rusi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, e ka akuzuar shtetin rus se gjysmë milioni ukrainas janë dërguar ilegalisht në Rusi pa vullnetin e tyre

AP Photo/Francisco Seco

Më shumë se 1 milion njerëz, përfshirë afro 200 mijë fëmijë, janë dërguar nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus, ka thënë të hënën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Mikhail Mizintsev ka thënë se në 24 orët e mëparshme ata përfshinin 11 mijë e 550 njerëz, përfshirë 1 mijë e 847 fëmijë,  “pa pjesëmarrjen e autoriteteve ukrainase”.

Ai ka shtuar se ata civilë “u evakuuan në territorin e Federatës Ruse nga rajonet e rrezikshme” të Donetsk, Lugansk dhe pjesë të tjera të Ukrainës, sipas raportit. Nuk u dhanë detaje mbi vendndodhjen ose rrethanat e lëvizjes.

Gjatë gjithë luftës, Ukraina ka akuzuar trupat e Moskës për marrjen e civilëve kundër vullnetit të tyre në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Rusia, diçka që Kremlini e ka mohuar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke folur të hënën për televizionin shtetëror grek ERT, tha se gjysmë milioni ukrainas janë dërguar ilegalisht në Rusi, ose vende të tjera, kundër vullnetit të tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika