Më shumë se 11 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Turqinë dhe Sirinë ka arritur shifrën afër 11 mijë e 200 persona

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën ka arritur shifrën afër 11 mijë e 200 persona, kështu kanë raportuar autoritetet shtetërore, shkruan BBC.

Ndërsa, bëhet e ditur se në Turqi numri i të vdekurve është rritur afër 8 mijë e 574.

Ndërkohë, që në Siri janë rreth 2 mijë e 662 njerëz që janë raportuar të vdekur.

Agjencitë e ndihmës dhe punonjësit e urgjencës kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej.

Por, e mira qëndron te fakti se ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë dhe po gjurmojnë, me qëllim që të gjenden personat e gjallë dhe të largohen ata që kanë vdekur.

Nga vende të ndryshme janë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit, madje së fundi edhe Ukraina ka dërguar punonjës të specializuar të shpëtimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika