Më shumë se 22 mijë njerëz kanë vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë është rritur në 22 mijë e 375

Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri është rritur në 22 mijë e 375.

Në Turqi, statistikat e fundit të përditësuara tregojnë se 18 mijë e 991 persona kanë vdekur ndërsa, 75 mijë e 523 janë plagosur apo lënduar si pasojë e tërmetit, kështu ka bërë të ditur presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, shkruan CNN.

Ndërsa, numri i të vdekurve në Siri është 3 mijë e 384, 5 mijë e 245 janë të plagosur ndërsa 2 mijë e 295 janë me lëndime që po kontrollohen nga qeveria e Sirisë.

Ndryshe, të hënën Turqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë.

Ndërkaq, presidenti turk të premten e 10 shkurtit ka vizituar zonat Adiyaman dhe Malatya për të parë nga afër zonat e prekura nga vërshimet.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesave.

Ndërsa, mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se në Turqi moti është shumë i ftohtë, gjë që e vështirëson edhe kërkimin për të mbijetuarit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika