Më shumë se 25 mijë emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez këtë vit

Statistikat e fundit nga Home Office kanë treguar se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë kaluar Kanalin Anglez gjatë vitit 2022 ka arritur mbi 25 mijë, ndërsa vetëm në muajin gusht, udhëtimin e rrezikshëm nga Franca e kanë bërë rreth 8 mijë e 747 persona, duke arritur një rekord prej 1 mijë e 295 brenda një dite

Ilustrim

Më shumë se 25 mijë emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez këtë vit, sipas statistikave të fundit të Home Office.

Shifrat kanë treguar se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm nga Franca ka arritur në 25 mijë e 146 të shtunën e 27 gushtit, pasi 19 varka të tjera të vogla kanë kaluar ujin me 915 persona në bord.

Ndërkaq, totali mujor ka arritur deri në 8 mijë e 747, me një rekord prej 1 mijë e 295 brenda një dite.

Dokumentet ligjore kanë zbuluar se Sekretarja e Brendshme, Priti Patel, ishte paralajmëruar kundër masës, me një punonjës të Zyrës së Jashtme, i cili ka thënë se torturat dhe “madje edhe vrasjet” pranohen në vend.

Ndryshe, numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez është rritur shumë në katër vitet e fundit, duke shkuar nga 299 në vitin 2018, në 1 mijë 843 në vitin 2019, 8 mijë 466 në vitin 2020 dhe 28 mijë e 526 vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika