Më shumë se 300 dronë dhe raketa të lëshuara kundër Izraelit

Sipas nënkolonelit, Peter Lerner, rreth 360 municione të ndryshme, 170 dronë shpërthyes, 30 raketa lundrimi, 120 raketa balistike u hodhën drejt Izraelit

Më shumë se 300 dronë dhe raketa nga Irani, Iraku dhe Jemeni u lëshuan kundër Izraelit, tha një zëdhënës ushtarak izraelit.

Nënkoloneli Peter Lerner i tha për BBC Radio “Unë e di se rreth 360 municione të ndryshme, 170 dronë shpërthyes, 30 raketa lundrimi, 120 raketa balistike u hodhën drejt Izraelit.

Sipas tij, shumica dërrmuese e atyre u përgjuan.

Lerner thotë se raketat e lundrimit dhe UAV-të (mjetet ajrore pa pilot) janë “kapur para se të arrinin në hapësirën ajrore të Izraelit”.

Ai shton se mbrojtja ajrore e Izraelit dhe mbështetja nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe të tjerët dërguan “një mesazh shumë të fortë” për Iranin.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika