Më shumë se 560 shtetas të huaj janë nisur sot nga Gaza për në Egjipt

Dhjetë autobusë me 564 shtetas të huaj, sot janë nisur nga Rripi i Gazës për në Egjipt nëpërmjet kalimit Rafah. Po ashtu, mbi 90 kamionë ndihmash kanë hyrë në Rripin e Gazës, të ngarkuar me furnizime thelbësore, si ushqime, ujë e pajisje mjekësore

Njerëzit tregojnë dokumentet e tyre në anën palestineze të pikës kufitare Rafah më 13 nëntor përpara se të kalojnë në anën egjiptiane. Foto: Mohammed Abed/AFP/Getty Images

Dhjetë autobusë me 564 shtetas të huaj janë nisur nga Rripi i Gazës për në Egjipt nëpërmjet kalimit Rafah të hënën, i ka thënë një zyrtar kufitar egjiptian një gazetari që punonte me CNN në vendkalim.

Zyrtari ka detajuar se rreth 97 kamionë ndihmash hynë, gjithashtu, në Rripin e Gazës, të ngarkuar me furnizime thelbësore, si ushqime, ujë, sende ndihmash, pajisje mjekësore dhe medikamente.

Përpara konfliktit, Kombet e Bashkuara raportuan se rreth 455 kamionë mesatarisht do të hynin çdo ditë me ndihma, raporton CNN, përcjell Dukagjini.

Përveç kësaj, zyrtari ka thënë se katër palestinezëve të plagosur janë lejuar të hyjnë në Egjipt, secili të shoqëruar nga një person tjetër.

Në mes të evakuuarve të plagosur të hënën ishte edhe një 59-vjeçar me lëndime të rënda në kokë, i cili u transportua me ambulancë. Një tjetër e evakuuar, një grua 38-vjeçare, mbërriti me një frakturë të gjymtyrës së djathtë dhe meningjit, gjendje që ajo i zhvilloi pasi u bllokua për gjashtë ditë nën rrënojat e shtëpisë së saj të bombarduar, sipas dikujt që e shoqëronte.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika