Më shumë se një e treta e Pakistanit është nën ujë, paralajmërohet rritja e sëmundjeve infektive

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka publikuar disa pamje ku thuhet se më shumë se një e treta e Pakistanit është nën ujë

Një imazh satelitor i Agjencisë Evropiane të Hapësirës që tregon përmasat e përmbytjeve në Pakistan. Foto: CNN.

Sipas imazheve satelitore nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), më shumë se një e treta e Pakistanit është nën ujë, pasi përmbytjet vdekjeprurëse mund të krijojnë fatkeqësi dytësore.

Pas përmbytjeve në Pakistan, ushqimi është në mungesë pasi uji ka mbuluar miliona hektarë të mbjella dhe ka zhdukur qindra mijëra bagëti. Gjatë kësa periudhe, agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për një rritje të sëmundjeve infektive, nga ajo që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur “muson mbi steroid”.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Pakistanit (NDMA), më shumë se një mijë e 100 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet që nga mesi i qershorit, në këto shifra përfshihen gati 400 prej tyre fëmijë, ndërsa miliona tjerë janë zhvendosur, raporton CNN.

Pakistani është hedhur në vijën e parë të krizës klimatike të shkaktuar nga njerëzit gjatë kohës kur po përballet me trazirat politike dhe ekonomike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika