Të hënën e 22 gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Dheun e Bardhë dhe Merdarë.
Në dalje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 80-100 minuta, kurse kolona e automjeteve raportohet të jetë 1000-1200 metra.
Ndërkaq, në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë nga 50-60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 130-150 metra.
Edhe në Jarinjë, pritjet në dalje raportohen të jenë 40-60 minuta ndërsa kolona e automjeteve është 80-100 metra.
Sa i përket pikave tjera kufitare, pritjet nuk janë të gjata, po ashtu nuk raportohet të ketë kolona të gjata të automjeteve.