Më shumë se tri orë pritje në pikën kufitare në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Fotoilustrim

Të premten e pesë gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 160-180 minuta, ndërkaq në dalje pritjet janë raportuar të jenë deri në 200-220 minuta.

Ndërsa kolona e automjeteve në dalje është deri në 300 metra.

Në hyrje te Dheu i Bardhë, pritet janë nga 15-20 minuta, kurse në dalje janë 60-90 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është 900 metra.

Po ashtu, pritje janë regjistruar edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ku në hyrje pritjet janë 30-40 minuta, ndërsa në dalje deri në 50 minuta.

Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare ka shkuar deri në 300 metra.

Njoftimi i MPB

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika