Më shumë vizitorë në korrik 2023 sesa një vit më parë

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Pejës me 7 mijë e 582 vizitorë dhe 38 mijë e 145 net-qëndrime

Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin korrik të vitit 2023.

Sipas të dhënave nga ASK-ja, në korrik 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71 mijë e 341, prej tyre 34,73%, ishin vendorë dhe 65,27% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin korrik të vitit 2022 (sa ishin 53 820 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 32,6%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 177 mijë e 383, prej tyre 42,64% nga vendorët dhe 57,36% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Pejës me 7 mijë e 582 vizitorë dhe 38 mijë e 145 net-qëndrime.

Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net-qëndrimet e tyre sipas rajoneve

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2022) ka rritje të vizitorëve për 21,24%.

Në total, 45 mijë e 566 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Numri i vizitorëve të jashtëm dhe net-qëndrimet e tyre sipas shteteve prej nga vijnë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika