Me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndalohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një serb është arrestuar të martën e 18 tetorit, në Budapest të Hungarisë, pasi po akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në lagjen ‘Kristal’ në Pejë në kohën e luftës në Kosovë. Kështu që sipas Urdhër arrestit Ndërkombëtar të cilin e ka kërkuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) personi është ndaluar

Ilustrim





Një person i nacionalitetit serb me inicialet S.S., të martën është ndaluar në Budapest të Hungarisë sipas Urdhër arrestit Ndërkombëtar të cilin e ka kërkuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës në Kosovë.

Gjithashtu i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetë e tre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.

Arrestohet një serb në Hungari, akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika