Me urdhër të Qeverisë së Serbisë anulohet festivali “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

Është anuluar Festivali “Mirëdita, Dobar dan” që organizohet në Beograd nga OJQ serbe dhe kosovare. Me urdhër të Serbisë edicioni i 11-të nuk do të mbahet me arsyetimin se i njëjti paraqet rrezik për cenimin e sigurisë së njerëzve dhe të pronave prej prishjes së rendit. Dramaturgu Jeton Neziraj, shfaqja e të cilit parashihej ta hapte festivalin, është shprehur i zhgënjyer dhe e ka cilësuar tragjike ngjarjen

FOTO:REL

Supozohej të niste sonte e të vazhdonte për dy ditët e ardhshme.

Por, edicioni i 11-të i festivalit “Mirëdita, dobar dan” i paraparë të hapej sonte në Beograd, është anuluar.

Kjo është hera e parë që festivali është anuluar krejtësisht ani se që kur mbahet nga viti 2014 gjithmonë është përcjell me protesta por edhe probleme teknike e maltretime në pikat kufitare për pjesëmarrësit nga Kosova.

Kjo ka ndodhur edhe sot me ekipin e Kosovës por pak më vonë vet zëvendëskryeministri, që është edhe ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq dha urdhër për anulim.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë urdhër që të ndalohet tubimi publik ‘Mirëdita, dobar dan!” për shkak të rrezikut për cenimin e sigurisë së njerëzve dhe të pronave prej prishjes së rendit dhe qetësisë publike në përmasa më mëdha”, ka thënë Daçiq.

Festivali pritej të nisej me “Babai dhe babai”, një shfaqje teatrale nga dramaturgu kosovar Jeton Neziraj.

E ky i fundit shprehet i zhgënjyer me anulimin e festivalit.

“E kam përcjellë debatin rreth festivalit dhe furinë kundërshtuese të politikanëve sërbë! Fatkeqësisht, krejt kjo është në rrjedhën logjike të gjërave. Politika serbe e këto 5-6 viteve të fundit ka investuar jashtëzakonisht shumë që bashkëpunimin kulturor Kosovë-Serbi ta kthej dhe prezentoj si një kalë troje, ta stigmatizoj dhe ta përdorë për qëllime të brendshme populliste. Dhe kjo është tragjike, sepse bashkëpunimi kulturor rajonal, më së tepërmi do t’i shërbente shoqërise serbe, e cila, kam frikë, vazhdon të jetoj në një epokë të çmendurisë nacionaliste (në një variant 2.0 të viteve 90-ta), të cilën epokë po e dizajnojnë politikanë të marrë atje, media të papërgjegjshme, vagabondë të nëntokës e plot shërbëtorë të pushtetit. Opinoni publik atje vazhdon të helmohet, dezinformohet, e mashtrohet pothuajse me gjithçka që ka lidhje me Kosovën, me shqiptarët. Pra, duke mos kursyer as artistët, intelektualët e aktivistët nga Kosova. Shoqëritë tona të gjitha janë të sëmura, në një formë a në një tjetër, megjithatë, kam frikë që epiqendra e sëmurjes është në Serbi”, ka thënë Neziri.

Tanimë në rrjete sociale është edhe duke u shpërndarë një poster me logon e festivalit me mbishkrimin “NDALOHET”, edhe në gjuhën serbe e angleze.

Disa orë para hapjes, një grup serbësh u mblodhën në hyrje të zonës ku do të mbahej festivali, duke valëvitur flamuj serbë e duke kënduar këngë nacionaliste dhe kanë fyer qytetarët e Kosovës.

“Mirëdita Dobar dan” është festival që ka për qëllim krijimin e një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika