Në komunën e Graçaniçës, një person e ka goditur me veturën e tij një veturë tjetër ku gjendeshin brenda dy persona.
Si pasojë dy viktimat kanë pësuar lëndime, kurse rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Graçanicë / 02.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull kosovarë. Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.