Me vizitën e Scholz në Kosovë, pozita dhe opozita duan mesazhe të qarta

Megjithëse vizita e kancelarit gjerman nuk është konfirmuar akoma, pozita dhe opozita janë të qarta në kërkesat e tyre

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Pozita dhe opozita kanë kërkuar nga kancelari gjerman Scholz, mesazhe të qartë mbi liberalizimin e vizave, mbështetje ndaj Procesit të Berlinit dhe rritje të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së që do të mbahet në fund të qershorit, Scholz duhet të thotë “majft është mjaft” dhe të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Të njëjtën përkrahje, Rexhaj e ka kërkuar edhe për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe dialogun me Serbinë.

“Kancelari gjerman shpresoj ta thotë të njëjtën frazë për arsye se Kosova që moti i ka përmbushur kushtet që janë kërkuar për liberalizimin e vizave dhe kjo çështje është prolonguar. Jemi në faza të fundit kur vendet e Bashkimit Evropian duhet t’i thonë po hyrjes në këtë fazë…Shto këtu ne që kemi aplikuar për në Këshillin e Evropës dhe siç po shihet përmes lobimeve dhe deklaratave të presidentëve dhe kryeministrave të Evropës kemi mbështetje për anëtarësim në këtë organizatë…Ne jemi për një marrëveshje, për një njohje në qendër, siç e ka potencuar edhe kryeministri Kurti, mirëpo nuk jemi për të defunskionalizuar shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe deputetja opozitare e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka cilësuar si të dobishme vizitën e Scholz në Kosovë.

“Në çështjen e dialogut të përfshihen edhe vendet tona, siç janë një emisar nga ShBA, që e kemi aleatin më të madh dhe kryesor. Fatmirësisht, ne kemi një emisar, të njëjtin e kemi edhe nga Gjermania dhe Britania e Madhe. Ne duhet të shfrytëzojmë këtë momemtun dhe prej dialogut teknik të kalohet në dialog teknik”, ka thënë ajo.

Zyra e kancelarit Scholz nuk ka konfirmuar vizitën e tij në Kosovë, mirëpo kanë ripërsëritur një deklaratë të liderit evropian se para mbledhjes së radhës të Këshillit të BE-së, ai do të qëndrojë për vizitë në Ballkanin Perëndimor.

Javë më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Scholz, në Gjermani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika