“Më zhveshën e më shtrinë në dysheme”, Rexhepi tregon si u torturua nga 17 UDB-ash shqiptarë deri në alivanosje

17 shqiptarë pjesëtarë shqiptarë të UDB-së serbo-jugosllave e kishin torturuar për orë të tëra ish të burgosurin politik Mehmetali Rexhepi

Mehmetali Rexhepi

17 shqiptarë pjesëtarë të UDB-së serbo-jugosllave e kishin torturuar për orë të tëra ish të burgosurin politik, Mehmetali Rexhepi.

Fillimisht, në burgun e Prishtinës kishte hyrë Bashkim Kursani e Ibush Kllokoqi dhe e kishin akuzuar Rexhepin për veprimtari kundër shtetit jugosllav.

“Pasandej, erdhi Bashkim Kursani, Ibush Kllokoqi më përpara, e mori foton e Titos dhe e kthej ka unë. Tha ju na keni lodh, për sherr po lexoni dhe po e mashtroni popullin. Kështu tha Ibush Kllokoqi, i cili njëherë nuk përdori dhunë. Erdh Bashkim Kursani me një pallto të gjatë, ishte dimër…”, tha ai në “Debat Plus”.

Më pas kishin filluar torturat çnjerëzore ku kishin marrë pjesë 17 UDB-ash, duke e goditur me grushte, shufra e këmbë karrigesh. Rexhepi i përmendi emrat e disa prej tyre: Ramadan Sermaxhaj, Refik Thaqi e Ramadan Syla.

“Pasi më kanë rrëzu, prej orës 22 deri 23 e 30, 17 UDB-ash kanë përdor dhunë ndaj meje, me shufra gome të mbushura me zallë, ai me këmbën e karrigës, njëri me një parë tega, një farë Ramadan Sermaxhaj. Mesin e tyre i përdorshin disa taktika, thonin hajde numëro cili jam unë me radhë, unë në mes tyre. Derisa njëri si duket Refik Tashi (Refik Thaqi), një emër i jugosllavizuar, Thaqi e kishte, por Tashi e thërrisnin serbët. Tha Ramadan bjeri violinës, qeti Ramadan Sylës, egërsinë”, tha ai.

Dhuna nuk u ndal për asnjë moment, madje u përshkallëzua edhe më tej duke e zhveshur Rexhepin e duke e shtrirë për toke e goditur pamëshirshëm.

Nga dhuna e tmerrshme që pjesëtarët shqiptarë të UDB-së, Rexhepit i kishte rënë të fikët.

“Nuk e kuptova çka iu dashke ajo violinë, ndër tavolinë kërcejshin si akrobatë pleshtat… Pas goditjeve serie goditjeve… ai e mori një ombrellë të zezë, e futi në prizë të rrymës, janë ngritë në këmbë edhe 5 a 6 a 10 janë mundu me m’i desh teshat. Për mu ishte e trishtueshme e palejueshme, cenim i skajshëm i dinjitetit njerëzor ku preket thellësia e dinjitetit. Ma hoqën setrën, këmishën më lanë vetëm në brekë të fjetjes. Thashë ndoshta është momenti, por s’kisha mundësi për vetëvrasje. Më kanë shtri në dysheme, njëri më ka shkel në njërin krah, tjetri në tjetrin krah, dy në këmbë dhe këmbën tjetër. Ai Ramadani e murr ombrellën dhe filloj nga qafa, ajo të shkaktonte trishtim dhe klithmë, ajo ta shtonte mbi 40 gradë temperaturën. Vazhdoi në bark e këmbë… jam bërë i gjithi ujë, më ka rënë të fikët. Më ka qitë nga lartësia ujë Sinan Rexhepi Zhegra. Kam ardhë pak në veti, derisa filluan të lodheshin edhe ata afër orës 00:00”, u shpreh ai.

Të gjitha këto tortura, sipas Rexhepit, iu bën për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare dhe kërkesës për më shumë të drejta për shqiptarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika