Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sali Salihu, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, babai i Lumbardhit i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, në një linjë direkte, është shprehur se secili që hyn në cilëndo parti politike mund të jap kontribut për vendin.
“Jo vetëm në LDK apo PDK apo në AAK, në të gjitha partitë secili njeri që hyn mund të jap kontribut të jashtzakonshëm për vendin, vetëm me pas parasysh që shteti duhet me u ndërtu, sepse pavarësia është arrit me u shpall me sakrifica shumë të mëdhaja, nuk duhet me harru në asnjë çast”, u shpreh Salihu.
Në këtë linjë direkte Salihu u paraqit nga fusha e për të cilën tha se Lumbardhit nuk i pëlqen edhe aq.
“Pasha zotin me zor po e qes në ara, nuk ka qejf fort me dal në ara me punu me traktor, se i ka puntë tjera, Lumbardhi nuk është shumë për ara, më ndihmon nganjëherë por nuk i ka qejf arat, është tip i showbizit e i politikës, natyrë tjetër”, u shpreh Salihu në “Rreth e Rrotull”.
LEXO EDHE: Babai i Lumbardhit tregon pse djali i tij është anëtarësuar në LDK