Ekipi anglez, Chelsea beson se do të nënshkruajë marrëveshjen për Kalidou Koulibaly brenda 24 orëve. Ndërsa, ekipi i deritanishëm i Koulibaly-it, Napoli do të marrë 40 milionë euro, përfshirë bonuset.
Situata mes dy ekipeve është avancuar dhe mediat italiane thonë që një marrëveshje mes tyre është afër.
Shifra e transferimit të mbrojtësit është 40 milionë euro duke përfshirë bonuset. Mediat italiane raportojnë se Koulibayl do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, ku do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.
Kontrata e mbrojtësit me Napolin do të skadojë në qershor të vitit 2023, pavarësisht se klubi italian ka provuar t’ia rinovojë kontratën.