Mediat ndërkombëtare raportojnë se PSG po mendon ta shesë Neymarin

Ish-sulmuesi i Barcelonës thuhet se është vënë në shitje nga gjigantët francezë, Paris Saint-Germain

Futbollisti brazilian, Neymar

Pas vlerësimit të largimit të tij verën e kaluar, klubi francez, Paris Saint-Germain, duket i vendosur të rikthejë në shitje yllin brazilian, Neymar.

Kështu ka raportuar portali i transferimeve, Fichajes, por, sipas tyre mbetet për t’u parë nëse ndonjë ekip është i gatshëm të marrë përsipër koston shumë të lartë të operacionit.

Sipas Fichajes, PSG mori oferta për Neymar verën e kaluar, por çmimi i tyre i kërkuar prej 150 milionë eurosh largoi shumë kërkues. Megjithatë, ata thuhet se e kanë ulur këtë tani, dhe sugjerohet se ai mund të jetë në dispozicion për 50 milionë euro.

Me këto raportime, tre klube të Premierligës janë shfaqur si destinacione të mundshme për Neymar. Mega të pasurit Newcastle United, Chelsea dhe Manchester City thuhet se të gjithë janë të interesuar për 30-vjeçarin.

Edhe pse PSG do të dëgjojë oferta për të këtë muaj, një marrëveshje në verë thuhet të jetë më e mundshme. Megjithatë, duket se lojtari më i shtrenjtë në botë mund të jetë në lëvizje.

Verën e kaluar, pasi klubi vulosi vazhdimësinë e francezit, Kylian Mbappe, bordi i Paris Saint-Germain vendosi ta nxjerrë në shitje Neymarin.

Paga e tij e tepruar, performanca e tij e parregullt dhe historia e tij e gjatë e lëndimeve ishin çelësi për klubin për të vlerësuar një largim që, në fund, nuk u realizua.

Edhe pse gjatë këtij sezoni, prestigjiozja L’Equipe siguroi se bordi kishte vendosur të parkojë këtë ide për shkak të performancës së mirë që kishte ofruar futbollisti (ai ka 15 gola dhe 13 asistime në 21 ndeshje zyrtare).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika