Mediat ndërkombëtare shkruajnë për largimin e mjekëve nga Kosova

Gazeta zvicerane ''Blick'' ka vënë në vëmendje largimin e mjekëve kosovarë drejt BE-së duke bërë që Kosova të jetë një hap më afër mungesës së mjekëve

Ilustrim

Fakti se një numër i konsiderueshëm i mjekëve kosovarë po largohen nga Kosova duket se ka rënë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Gazeta zvicrane “Blick” ka raportuar se më shumë se 200 mjekë largohen nga Kosova çdo vit drejt vendeve si Gjermania dhe Austria dhe kjo, si shkak i pagave të cilat në vende si Gjermania arrijnë deri në 4 mijë franga për muaj.

Niveli mbimesatar i emigrimit të punëtorëve të kualifikuar nga vendet e Ballkanit është rritur dhe përveç mjekëve, një numër punëtorësh ndërtimi po shpërngulen drejt BE-së.

E për këtë vlen po i njëjti shkak, që është rritja e pagave në vendet e BE-së, deri në gjashtë herë.

Sipas, Pleurat Sejdiut, kryetarit të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës me të cilin kishte kontaktuar gazeta zvicerane, Kosova është në rrezik serioz për shkak të mungesës së mjekëve.

“Kosova është në rrezik serioz për shkak të mungesës së mjekëve. Këtë vit tashmë në Gjermani kanë shkuar 108 mjekë dhe 48 specialistë. Në dhjetë vjetët e ardhshme, rreth 2000 mjekë mund të largohen nga shteti ballkanik”, kishte thënë Sejdiu.

Në një deklaratë në muajin mars, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte thënë se mjekët po ikin nga vendi për punë dhe një jetë të dinjitetshme.

“Diku 48 mjekë vetëm muajt e fundit janë larguar nga Kosova. Ata po ikin për shkak të kushteve dhe mospërkrahjes nga Qeveria, po largohen për punë dhe jetë të dinjitetshme”, kishte thënë Zemaj.

Brenda një muaji mbi 20 mjekë janë larguar nga Kosova, Sejdiu:Për 10 vjet spitalet do të fillojnë të mbyllen

Ndërsa, OMK-ja ka lëshuar një komunikatë për media duke thënë se neglizhenca dhe nënvlerësimi i institucioneve kanë sjellë këtë situatë, emigrimin e mjekëve, si pasojë e kushteve socio-ekonomike dhe kushteve të pafavorshme të punës.

OMK: Gjermania po i zëvendëson mjekët, po Kosova?

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika