Mediat serbe fillojnë propagandën, thonë se gruaja e keqtrajtuar ishte serbe

Ndonëse shtetësia e viktimës është kosovare, mediat serbe kanë filluar të raportojnë se ajo i përket shtetësisë serbe

(Përkthim i artikullit të mediumit serb)DHUNA NË SHTËPI Një infermiere shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një plakë serbe





Videoja e keqtrajtimit ndaj një të moshuare në Shtëpinë e pleqve në Kosovë, është videoja e cila bëri bujë të mërkurën në Kosovë, video pas së cilës u arrestuan tre persona. Këta të fundit, aktualisht mbahen në paraburgim.

Ndonëse shtetësia e viktimës është kosovare, mediat serbe kanë filluar të raportojnë se e njëjta i përket shtetësisë serbe.

“Një infermiere shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një plakë serbe” është titulli që bart një artikull i gazetës “ALO!” gjersa medium tjetër serb N1, raporton rastin, por duke mos kundërshtuar shtetësinë kosovare të së moshuarës.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe njohësi i sigurisë, Agim Musliu. Ky i fundit ka thënë se lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosovës është bërë vërtet e një intensiteti të lartë.

“Pas kërcënimeve me praninë e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën; pas sabotimit të policëve serbë të Policisë së Kosovës për t’i kryer detyrat shtetërore sipas hierarkisë (në prani të eksponentëve të Listës Serbe), tash na del edhe elementi dezinformues në shesh. Një keqpërdorim i skajshëm (por të cilin jemi mësuar ta shohim në vazhdimësi), i fakteve nga propaganda serbo-ruse”, ka shkruar Musliu.

Sipas tij, ideja e raportimit të mediave serbe qëndron te një “viktimë plakë serbe” e cila sipas tyre “maltretohet nga motra medicionale shqiptare”.

Krahas kësaj, Musliu ka cilësuar rastin sikurse një ndër shembujt më të freskët të “luftës speciale të Beogradit”.

“Nga kjo le ta nxjerrim si shoqëri një mësim se, saherë del një video e këtij lloji, Serbia, sipas modelit rus, falsifikon faktet”, ka shkruar ai.

Një video e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar është publikuar të mërkurën, keqtrajtim ky që ndodhi në Qendrën e të moshuarve në qytetin e Pejës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, të cilët me urdhër të prokurorit, po mbahen në paraburgim.





Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika