Mediat serbe proklamojnë dorëheqjen e Vuçiqit, shkak dialogu me Kosovën

Mediumi serb, Danas, ka raportuar të shtunën për mundësinë e dorëheqjes nga posti, të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Kjo, sipas mediumit, po bëhet në mënyrë që t’i lihet dikujt tjetër në dorë dialogu me Kosovën, dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Mediumi serb, Danas, ka raportuar të shtunën për mundësinë e dorëheqjes nga posti, të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kjo, sipas mediumit, po bëhet në mënyrë që t’i lihet dikujt tjetër në dorë dialogu me Kosovën, dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.

Danas citon Dragan Vuçiqeviq, kryeredaktor i mediumit “Informer”, i cili ka deklaruar se bashkëpunëtorët politikë të Vuçiqit i kanë dhënë informacione se ai po planifikon të dorëhiqet nga posti i presidentit.

“Në një situatë ku presioni ndaj Serbisë për t’u tërhequr është rritur, këto dy lëvizje do të ishin aq të mëdha sa shteti nuk mund t’i mbështesë”, ka thënë Vuçiqeviq, duke iu referuar presionit ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe sanksionimit të Rusisë.

Sipas tij, Serbia ka qenë i vetmi vend në Evropë që prej 231 ditësh, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Po ashtu, ai ka deklaruar se Vuçiq nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, dhe nuk e njeh Kosovën përderisa është president.

Sipas mediumit, dorëheqja e presidentit është një mundësi e paraparë me Kushtetutë dhe Ligjin për Presidentin.

“Kushtetuta thotë se mandati i presidentit përfundon në përfundim të mandatit, për të cilin ai është zgjedhur, me dorëheqje ose shkarkim”.

“Presidenti i paraqet dorëheqjen Kryetarit të Kuvendit Kombëtar. Kur Presidenti i Republikës jep dorëheqjen, informon publikun dhe Kryetarin e Kuvendit. Në ditën e dorëheqjes i mbaron mandati presidentit”, thuhet në Kushtetutën e Serbisë, raporton Danas.

Gjithashtu, mediumi në fjalë ka raportuar se në rast se Vuçiq jep dorëheqje nga posti, zëvendësohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare për tre muaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika