Mediave iu ndalohet publikimi i çdo të dhëne të nxjerrë nga hakerat nga Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës, iu ka bërë thirrje të gjitha mediave që t’i mos i publikojnë gjerat që hakerët i shpërndajnë, për shkak të sigurisë kombëtarë


“Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit”, kështu kanë bërë të ditur Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës ka theksuar se ajo i ka ndarë detyra e saj, për institucionet përgjegjëse për këtë rast ku e ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Këto institucione janë të obliguar që t’i grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi sipas Prokurorisë.

Në njoftimi është theksuar se përgjegjësia do të jetë mbi të gjithë ata persona që gjenden fajtor nga AMA dhe AKEP.

“Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës”, thotë Prokuroria.

Policia e Shqipërisë, ka kërkuar që të respektohet vendimi i Prokurorisë së Tiranës në mënyrë që mos cenohet rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika