Medvedev: Perëndimi po i afrohet luftës botërore

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev





Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se rënia e raketës brenda kufirit të Polonisë tregon se Perëndimi po i afrohet një lufte botërore.

Zyrtarë nga Polonia kanë deklaruar se raketa që ra në territorin e tyre është e prodhuar nga Rusia. Megjithëse, presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se “mund të mos jenë hedhur nga shteti rus”.

“Incidenti me ‘goditjen me raketa’ të supozuar nga Ukraina në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: Duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi i afrohet luftës botërore”, ka shkruar Medvedev të mërkurën në Twitter.

Rusia ka mohuar të ketë lidhje me raketën që ra në Poloninë lindore të martën dhe vrau dy persona, afërsisht në të njëjtën kohë kur Moska nisi valën e saj më të madhe të sulmeve me raketa në qytetet ukrainase në më shumë se një muaj.

Sulmi shënon herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Nuk dihet se kush e ka lëshuar raketën, apo saktësisht se nga është lëshuar ajo, megjithëse Ministria e Jashtme polake e ka cilësuar atë si “prodhuar nga Rusia”.

Qeveria polake ka thënë se po heton dhe po rrit nivelin e gatishmërisë ushtarake, ndërsa Biden premtoi mbështetje për hetimin e Polonisë.

Një deklaratë nga Ministria e Jashtme polake identifikoi se arma ishte prodhuar në Rusi.

Presidenti Andrzej Duda, ka thënë se ishte “me shumë gjasa” i prodhuar nga Rusia, por se origjina e tij ishte ende duke u verifikuar.

“Ne po veprojmë me qetësi”, tha Duda, teksa shtoi se “kjo është një situatë e vështirë”.

Ndryshe, ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën me kërkesë të Polonisë në bazë të nenit 4 të aleancës.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të aleancës, anëtarët mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.

Hetimet vazhdojnë për rrethanat rreth një shpërthimi në Przewodow, pranë kufirit të Polonisë me Ukrainën që la të vdekur dy persona.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika