Megjithëse në izolim, Kina lavdërohet nga presidenti

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka lavdëruar trajtimin e pandemisë Covid-19 nga vendi i tij, edhe pse Shanghai raportoi numra rekord të rasteve.

Duke folur në një ngjarje që shënon organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Kinë, Xi tha se disa atletë thanë se Kina meritonte një medalje të artë për qasjen e saj.

Politika e Kinës për zero-Covid është vënë nën tendosje me infeksione në rritje dhe shenja të zemërimit publik.

25 milionë banorët e Shangait mbeten nën izolim.

Të Premten, qyteti, qendra financiare e Kinës, njoftoi një rekord prej 21 mijë rastesh. Një zyrtar tha se nga 130 mijë infeksione gjatë shpërthimit aktual, vetëm një person u konsiderua në një “gjendje të rëndë”.

Numri i ulët i rasteve serioze ka bërë që disa të pyesin nëse një bllokim është i nevojshëm, thotë korrespondenti i BBC në Kinë, Stephen McDonell.

Në qytetin verilindor Jilin, zyrtarët atje thanë se qyteti kishte arritur “Social Zero Covid” pas 33 ditësh bllokim. Por banorëve atje nuk u është dhënë asnjë indikacion se kur do të hiqen kufizimet.

Kina është një nga vendet e fundit të mbetura ende e angazhuar për zhdukjen e Covid-it, në ndryshim nga pjesa më e madhe e botës që po përpiqet të jetojë me virusin në variantin e tij Omicron.

Banorët e Shangait janë ankuar në rrjetet sociale për furnizimet me ushqime.

Njerëzit në qytet janë të kufizuar në shtëpitë e tyre dhe shumica duhet të porosisin ushqim dhe ujë dhe të presin që qeveria të lëshojë perime, mish dhe vezë.

Por zgjerimi i bllokimit ka mbingarkuar shërbimet e dorëzimit, faqet e internetit të dyqaneve ushqimore dhe madje edhe shpërndarjen e furnizimeve qeveritare.

Shkencëtari politik Dali Yang i Universitetit të Çikagos sugjeroi se disa milionë njerëzve në Shangai po u mbaronin furnizimet, dhe se shumë ishin të kufizuar të hanin një vakt në ditë.

Ai paralajmëroi se shangainezët e moshuar, të cilët kishin më shumë gjasa të jetonin vetëm dhe më pak të përdornin telefonat inteligjentë, ishin ndër më të rrezikuarit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika