Mehaj bën homazhe në Pejë: E kemi obligim që amanetet e dëshmorëve t’i dërgojmë në vend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë homazhe në varrezat e qytetit të Pejës në nder të 24-vjetorit të rënies për liri të dëshmorëve të familjes Kastrati

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe me ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë bërë homazhe në varrezat e qytetit të Pejës.

Kjo në nder të 24-vjetorit të rënies për liri të dëshmorëve të familjes Kastrati.

“Sot së bashku me ministren Rozeta Hajdari dhe Ministrin Krasniqi, në 24 vjetorin e rënjrs për liri bëmë homazhe në nderim të dëshmorëve të familjes Kastrati”, shkroi Mehaj.

Ai ka theksuar se familja Kastrati ishte ajo që sakrifikoi gjithçka për atdheun, që sot gëzojmë lirinë.

“E kemi obligim që amanetet e tyre t’i dërgojmë në vend”, shtoi më tej ministri.

Ndryshe, këtë të diel janë bërë 24 vjet nga krimi makabër në familjen Kastrati në Pejë, ku pesë anëtarët e kësaj familjeje, Sokol (Çelë) Kastrati, Xhafer (Çelë) Kastrati, Valdet (Sokol) Kastrati, Adrian (Xhafer) Kastrati, Alban (Xhafer) Kastrati, si dhe fqinji i tyre, Hasan (Emrush) Muratagiqi janë vrarë mizorisht nga dora makabre serbe.

Me rastin e 24-vjetorit të krimi makabër në familjen Kastrati, u çmua kontributi i kësaj familjeje për çlirimin e vendit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika