Mehaj bisedon me Wesley Clark: Ne do të rrugëtojmë krah për krah me SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se njohja e ndërsjellë në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t'i kontribuonte paqes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se gjatë ditës ka realizuar një bisedë telefonike me ish-komandantin e përgjithshëm të forcave aleate të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, Wesley Clark.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se bashkë me Clark kanë diskutuar lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve.

“Në vazhdën e konsultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm”, shkroi ai.

Sipas ministrit Mehaj, njohja e ndërsjellë në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes.

“Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, shtoi më tej ministri i këtij dikasteri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika