Mehaj: Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se "Ushtria kërkon art të të luftuarit, andaj s'ka se si të mos kultivohet edhe në Prizren, është atdhedashuri përtej gjithçkaje andaj s'ka se si të mos buroj në Gjakovë"

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ushtria kërkon art të të luftuarit, “andaj s’ka se si të mos kultivohet edhe në Prizren, është atdhedashuri përtej gjithçkaje andaj s’ka se si të mos buroj në Gjakovë”.

“Këto dy qytete kanë qenë gjithmonë simbol i qëndresës, po aq sa edhe i jetesës në harmoni”, ka thënë Mehaj.

Tutje ai ka shtuar se qytetarët e këtyre dy qyteteve kanë ditur të luftojnë gjithmonë për paqen, për lirinë dhe për të drejtën stoikisht. Këtë ministri Mehaj e konsideoi si “ndjenj përgjegjësie e fisnikërie që trashëgohet brez pas brezi”.

“E njejta ndjenjë atdhedashurie, energjie pozitive e gatishmërie për t’i shërbyer vendit ndihej edhe sot. Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë, e garanca e një shteti që përtej sigurisë e mbrojtjes për qytetarët e vet, ofron stabilitet rajonit e partner besnik shteteve tona mike”, ka theksuar Mehaj.

Mes tjerash Mehaj ka potencuar se FSK-ja është “forca e këtij vendi, ëndrra e dëshmorëve dhe objektivi ynë më i rëndësishëm”.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika