Mehaj dhe Jashari marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me gjenerallejtnant Bashkim Jashari kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga sekretari i SHBA-së Lloyd J.Austin III

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Lloyd J.Austin III.

Mehaj ka theksuar se “Kosova ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin”.

“Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje”, ka theksuar ndër të tjera Mehaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika