Mehaj: Dita e forcës, nëntori i shqiptarëve

Ministri Armend Mehaj, në "Ditën e Forcës", ka thënë se shqiponja e flamurit do të thotë historia e kombit ndërsa ka shtuar se dita e forcës, nëntori i shqiptarëve

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Me rastin e 27 nëntorit, “Ditës së Forcës”, Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj ka thënë se ëndrra jonë po jetësohet çdo ditë përmes djemve dhe vajzave të ushtrisë tonë të cilët me krenari po mbajnë uniformën.

“Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë, përmes ushtrisë sonë kapacitetet e të cilës po ngriten në vazhdimësi, përmes vajzave dhe djemve tanë që me fisnikëri, krenari e vullnet të hekurt bartin uniformën, emblema e së cilës do të thotë shumë për ne”.

“Shqiponja e flamurit do të thotë historia e kombit, e përbashkëta që përtej kufijve bashkon idealet, rrënjët tona që nuk ndryshohen dhe as shkëputen ndonjëherë”, ka shkruar Mehaj.

Ndërsa ka shtuar se synimet tona janë të bashkëveprojmë me familjen evropiane dhe në NATO, për paqe dhe liri universale të njerëzimit.

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes gjatë vizitës në kazermën e FSK-së

Ndër të tjera në “Ditën e Forcës”, Ministria e Mbrojtes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar “Ditën e Hapur” nga ora 12:00 deri në orën 15:00, ku prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika