Tashmë, ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i ri i këtij dikasteri, Ejup Maqedonci, e kanë pritur në takim kolonelin amerikan Mosley.
Në takim është shprehur gatishmëria e ministrit Macedonci për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe SHBA-Së në fushën e mbrojtjes.
Si jo rrallëherë, Mehaj ka potencuar rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjersa ka theksuar ndihmën e tyre në forcimin e ushtrisë së Kosovës.
“Së bashku me ministrin Maqedonci sot kemi pritur në takim atasheun amerikan kolonel Mosley. Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroi detyrën e re ministrit Maqedonci, duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani. Për ne, partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e të cilëve kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tone”, ka shkruar Mehaj.
Maqedonci është emëruar ministër i Mbrojtjes, pasi nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje Armend Mehaj.
Për Dukagjinin, nga Qeveria kanë deklaruar se arsyeja e dorëheqjes së Mehaj lidhet me gjendjen shëndetësore të gruas së tij, e cila është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë.
Sëmundja e gruas, arsyeja që Mehaj dha dorëheqje nga pozita e ministrit