Mehaj: Është e nevojshme t’i rikujtojmë porositë e Lidhjes së Prizrenit, sepse duke qenë të bashkuar mund ta mbrojmë vendin tonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se "është e domosdoshme që të rikujtojmë porositë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sepse duke qenë të bashkuar, vetëm duke qenë të bashkuar mund të arrijmë të mbrojmë interesat tona kombëtare, arrijmë të mbrojmë vendin dhe tokën tonë”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në 145-vjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, ka thënë se njëra nga aktet më të rëndësishme të Kuvendit të Prizrenit ka qenë vendimi për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak.

“Njëra nga aktet më të rëndësishme të Kuvendit të Prizrenit ka qenë vendimi për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, të një Lidhjeje, me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj është shprehur se edhe gjatë kësaj dite është e nevojshme të kujtohen porositë e Lidhjes së Prizrenit, sepse, sipas tij, duke qenë të bashkuar mund t’i mbrojmë interesat kombëtare, duke theksuar se “kemi qenë këtu zot shtëpie dhe të tillë do të mbesim”.

“Ende sot e kësaj dite është e nevojshme, është e domosdoshme që të rikujtojmë porositë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sepse duke qenë të bashkuar, vetëm duke qenë të bashkuar mund të arrijmë të mbrojmë interesat tona kombëtare, arrijmë të mbrojmë vendin dhe tokën tonë”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.

“Gjithashtu, vetëm në këtë mënyrë ju bëjmë me dije të gjithëve dhe varrosim përgjithmonë ëndrrat dhe idetë që dikush mund të prek pjesë të territorit tonë. Kemi qenë këtu zot shtëpie dhe të tillë do të mbesim”, ka thënë tutje Mehaj.

Këtë të shtunë mbushen 145 vjet që kur më 10 qershor të vitit 1878 ka filluar organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15-të.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika