Mehaj: Forca e Sigurisë së Kosovës po e rrit profesionalizmin

Në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-së, parnerët ndërkombëtarë kanë premtuar vazhdimin e mbështetjes së tyre ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, misnitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se FSK-ja po e rrit profesionalizmin

Konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022"





Në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-së, ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj, ka thënë se FSK po e rrit profesionalizimin.

Teksa ka falënderuar anëtarët e të gjitha vendeve për përkrahjen e FSK-së, Mehaj një falënderim të veçantë ia atribuoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e FSK-së dhe procesin e anëtarësimit në NATO.

“Ne po rrisim profesionalizmin, kapacitetet tona, na keni premtuar dhe keni aprovuar pakon legjislative në veçanti me konstituimin dhe harmonizimin e këtyre kërkesave në procesin drejt NATO-s”, ka thënë Mehaj.

Konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022″

“Do t’ju falënderoja për bashkëpunimin me partnerët tanë për paqen, stabilitetin dhe paqen ne rajon. Siç e dini, Kosova është një vend i vogël, por me zemër dhe me vlera të larta. Të nderuar me këtë rast falënderoj ShBA-në dhe aleatët, faleminderit për forcimin e FSK-së”, shtoi ai.

Mehaj ka potencuar se Kosova është një vend i vogël por me zemër e vlera të mëdha.

Në anën tjetër, shefi i shtabit të KFOR-it, John Boziceviq, ka thënë se ndonëse KFOR-i ka ndihmuar personelin mjekësor të FSK-së në të kaluarën, edhe në të ardhmen do të gjejnë alternativa të tjera të bashkëpunimit për paqe dhe prosperitet.

Ndërkaq, drejtori i NALT-it, Joachim Hoppe, ka thënë se ky ekip ndërlidhës i NATO-s është i gatshëm për të ndihmuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të FSK-së në edukim dhe trajnim.

“Qëllimi ynë është të formësojmë FSK-në që ndihmon paqen dhe sigurinë në bazë të principeve fundamentale, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, dhe po punojmë në baza ditore për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë ai, shkruan KP.

Sipas tij, bashkëpunimi bilateral është i rëndësishëm për Kosovën.




Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika