Mehaj: FSK do të ketë stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga ShBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se projektligjin e miratuar nga Senati Amerikan,, Ushtria e Kosovës do ketë trajnime të përbashkëta ushtarake nën udhëheqjen e ShBA-ve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka përshëndetur vendimin e Senatit Amerikan për projektligjin i cili parasheh bashkëpunim të ngushtë në mes të Kosovës dhe ShBA-së në fushën ushtarake.

Ai tha se me këtë projektligj, ushtria e Kosovës do ketë trajnime të përbashkëta ushtarake nën udhëheqjen e ShBA-ve.

May be an image of 1 person

“Sipas këtij projektligji, ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, ka thënë ai.

Ngritja e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, shkollimi e trajnimi, sipas Mehajt, do të zhvillohen me mbështetjen e ShBA-së.

“Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtrake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika