Mehaj fton qytetarët të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë: E kemi për obligim të mbrojmë të ardhmen e kombit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë, teksa ka theksuar se "ne të gjithë e kemi për obligim ta lëmë këtë vend më të mirë nga se e kemi trashëguar, ne e kemi për obligim të mbrojmë të ardhmen e kombit"

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë.

Ministri Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se të jesh ushtar është çdoherë sfidë duke thënë se sot nuk ka më pak heronj sesa ka pasur ndonjëherë më parë.

“Sot, gjersa kemi ushtrinë dhe Republikën, na duhet mbështetja juaj për ta konsoliduar Forcën e Sigurisë së Kosovës në nivelin e ushtrive anëtare të NATO-s, kështu vlerat demokratike të shtetit tonë mbrohen, dhe jeta e çdo qytetari është e sigurt”, ka shkruar Mehaj.

Ndër të tjera, ai ka thënë se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk janë duke u trajnuar thjesht për lavdi, pasi siç thotë ai atyre nuk u intereson sa medalje fitojnë, apo sa herë i shohin emrat e tyre në televizion apo në portale, duke theksuar se ata janë atje, në kazermë, në terren, çdo minutë të çdo dite duke u angazhuar për atë që besojnë.

“Trajnohen e ushtrojnë që niveli i tyre i përgatitjes të jetë i lartë, aq sa dhe vullneti i tyre për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për familjet e tyre dhe kombin në përgjithësi. Ne të gjithë duhet të jemi shumë krenarë për ta. Por të jesh krenar nuk mjafton. Duhet të kujtojmë se ata kanë nevojë për mbështetjen tonë”, ka vijuar tutje Mehaj.

Mehaj ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës përgjatë këtyre 19 muajve ka investuar më shumë se çdoherë tjetër në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa ka theksuar se shumë punë është bërë duke investuar deri 99 % më tepër se vitet paraprake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ushtarakët tanë në vazhdimësi janë duke u pajisur me armatimet më moderne ushtarake, ndërsa oficerët e rinj po shkollohen në akademitë më të njohura botërore. Me investimet në pajisje por dhe plotësimin e tre ligjeve bazike për MM/FSK, më shumë të rinj nga mosha 18-25 vjeç do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“Diversiteti ynë është një nga pikat tona më të forta si Komb, dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi që ushtria e Kosovës të pasqyrojë shoqërinë në çdo nivel brenda radhëve të saj. Sigurimi i mundësive të barabarta dhe një përfshirje më e madhe do të forcojë ushtrinë tonë, megjithatë në rrethanat aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, jemi të vetëdijshëm se duhet bërë shumë më tepër, duhet kontribuuar të gjithë së bashku në forma të ndryshme për ushtrinë që është mburoja jonë e hekurt”.

Sipas tij, mërgata, pronarët e bizneseve por dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, shtresa e mesme e shoqërisë për nga të ardhurat por e lartë nga atdhedashuria, gjithmonë kanë qenë mbështetja më e madhe për çfarëdo lëvizje në mbrojtje të atdheut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika