Mehaj inkurajon të rinjtë të mësojnë më shumë historinë e lavdishme shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka inkurajuar të rinjtë të mësojnë më shumë historinë e lavdishme shqiptare, duke thënë se si komb njihemi për tri lufta, por sipas tij lufta e UÇK-së është krenaria jonë kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, për shënimin e 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, ka kërkuar nga të rinjtë të mësojnë më shumë për historinë e lavdishme të vendit tonë.

Mehaj ka thënë se datat 5, 6 dhe 7 mars tregojnë idealet kombëtare të Kosovës dhe se gjaku i dëshmorëve duhet të jetë udhërrëfyes për çdo shqiptar.

“5, 6 dhe 7 marsi çdo vit na mbledh, bashkon e na tregon për idealet kombëtare nacionale. Dashtë Zoti ne ecim në rrugën e dëshmorëve dhe atëherë nuk ka hapësirë as për gabim. Rinisë i kam thënë prej ditës parë, mësoni historinë, atëherë dihet vlera edhe e familjes, shtetit dhe kombit”, ka thënë Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se si komb njihemi për tri lufta, por sipas tij lufta e UÇK-së është krenaria jonë kombëtare.

“Edhe lëndën e historisë do ta fusim për edukatë nëpër shkolla, do ta nisim sivjet dhe e inkurajoj rininë të mësojnë më shumë për historinë tonë të lavdishme. Si komb njihemi për tri lufta, lufta e fundit e UÇK-së na bënë krenarë çdonjërit e që ne sot e gëzojmë këtë liri”, ka shtuar Mehaj për KP.

Këtë të diel janë bërë 25 vjet që nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës.

Sulmin e gjerë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Serbia e kishte koncentruar në Prekaz, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ngjarja e fillimit të marsit të vitit 1998 ishte e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit, duke ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 dhe 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore, e kjo kishte lënë të kuptohej se atje do të kishte rrethim të hekurt.

Më 5 mars të këtij viti bëhen 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuara nga forcat paramilitare serbe që nga viti 1991 deri më 1998. Synimi i tyre ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën ishin duke ia bërë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika