Mehaj: Kanada, shtet aleat i Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve, në fushën ushtarake e sidomos bashkëpunimin sa i përket misione të përbashkëta ushtarake.





Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se është takuar me ministren e Mbrojtjes të Kanadasë, Anita Anand.

Sipas Mehaj-t, ai i ka treguar për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë në shumë drejtime përmes implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Të dy homologët kanë diskutuar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës “në BE dhe në NATO, ngase Ballkani Perëndimor më shumë se kurrë ka nevojë për shtete që përqafojnë politikat evropiane”, ka shkruar Mehaj ne Facebook.

Më tej, ai ka shpalosur detaje se si Ushtria e Kosovës është duke bërë investime “në blerjen e armatimeve e shkollimin e kuadrove të reja të oficerëve e ushtarakëve në përgjithësi, e me theks të veçantë hapat që kemi ndërmarrë për inkuadrimin e vajzave në FSK, dhe trajnimin për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse”.

Ai ka përfunduar duke njoftuar se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve, në fushën ushtarake e sidomos bashkëpunimin sa i përket misione të përbashkëta ushtarake.





 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika