Mehaj: Lavdi dëshmorëve të kombit të rënë në betejën e Loxhës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar dëshmorët e betejës së Loxhës dhe duke shënuar 25-vjetorin e saj. Më tutje, ai ka vlerësuar sakrificën dhe rezistencën e banorëve të Loxhës dhe ka njoftuar se sot të enjten 6 korrikut janë përuruar shtatore për heronjtë Tahir Zemaj dhe Rrustem Bruqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka përkujtuar dëshmorët, të cilët ranë heroikisht para 25 vjetësh në betejën e Loxhës.

“Lavdi dëshmorëve të rënë në betejën e Loxhës, lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Mehaj.

“Sot shënohet 25-vjetori i betejës së Loxhës, në të cilën, ranë dëshmorë: Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Xhavit Qufaj, Tahir Shala dhe Lumni Surdulli” ka shkuar Mehaj në Facebook.

Më tej, ai ka theksuar se të rënët në betejën e Loxhës “meritojnë nderim e respekt të përjetshëm”

“Loxha është njëri nga vendet që ka paguar shtrenjtë çmimin e lirisë, sakrifica e banorëve të saj dhe rezistenca e pathyeshme e tyre bëri që ne të dalim fitimtar në rrugën tonë për liri. Të gjithë këta trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë heroikisht në njërën nga betejat më të lavdishmë të luftës sonë të drejtë për liri”, ka theksuar ai

Ai ka përfunduar duke njoftuar se “sot gjithashtu është bërë përurimi i shtatores së heroit, kolonel Tahir Zemaj dhe heroit Rrustem Bruqi”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika