Mehaj: Martirët e Reçakut përherë do të jenë në kujtesën tonë kolektive

Armend Mehaj tha se “Martirët e Reçakut, përherë do të jene në kujtesën tonë kolektive dhe emrat e tyre përherë do të mbesin në historinë tonë me të re”.

Ish-ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar drejtësi për 45 civilët shqiptarë që u masakruan nga forcat serbe në Reçak, më 15 janar të vitit 1999.

Mehaj tha se ka mjaft dëshmi, siç është kjo e Reçakut, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

“25 vite me parë, pikërisht më 15 janar të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe kryen një masakër të madhe kundër popullsisë shqiptare në fshatin Reçak të Shtimes. 45 civilë shqiptarë u vranë e me pas u masakruan në format më barbare nga forcat serbe. Krimet e gjenocidit që u kryen në Reçak e gjithandej Kosovës, janë dëshmia më e mirë që shteti serb kreu krime të gjenocidit në Kosovë gjatë viteve 1998-1999”, tha ai.

Ai u shpreh se “Martirët e Reçakut përherë do të jene në kujtesën tonë kolektive dhe emrat e tyre përherë do të mbesin në historinë tonë më të re”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika