Mehaj me rastin e Ditës së Veteranit: Adem Jashari, përherë do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak

"Komandanti ynë heroik dhe historik Adem Jashari, përherë do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak dhe shembulli me i mirë se si duhet shërbyer atdheut. Nga zemra uroj gjithë veteranët e Kosovës për ditën e tyre meritore”, ka shkruar Mehaj

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me rastin e Ditës së Veteranit, ka uruar të gjithë veteranët duke përmendur dëshmorët e kombit dhe invalidët e luftës.

Ai ka thënë se kjo është datë me peshë në historinë më të re.

“Pikërisht me 30 dhjetor të vitit 1991, forcat e shumta ushtarake dhe policore serbe, do të ndërmerrnin një aksion ushtarak kundër Adem Jasharit dhe familjes se tij, të cilët bënë një luftë heroike duke detyruar forcat serbe që të tërhiqeshin. Andaj, në kujtim të kësaj lufte dhe përpjekjeve tona për liri, çlirim dhe pavarësi nga shteti serb, përpjekje këto nder vite e dekada, sot shënojmë ditën e veteranëve, e cila është datë me peshe në historinë tonë me të re”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai potencoi se lufta dhe përpjekjet për liri, çlirim dhe pavarësi të Kosovës, janë rrugëtim i gjatë i Kosovës dhe plotë sfidues, i cili duhet të finalizohet me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Shënimi i kësaj date si dhe përmbyllja e vitit 2023, për Kosovën në përgjithësi dhe mua në veçanti do të thotë shumë, sepse për herë të parë dhe të vetme deri me tani FSK-ja u pajise me armatim moderne nga shumë shtete të NATO-së dhe kemi blerë armët me moderne, Dronët Bajraktar të blerë me buxhetin e Kosovës e fal vizionit e përkushtimit tonë gjatë drejtimit të Ministrinë e Mbrojtjes dhe përkrahjes parezerva të Qeverisë”, ka vijuar Mehaj.

Ai theksoi se dronët e shumë pajisje të tjera të blera e dhuruar nga vendet mike, janë shpagim i sakrificës sublime të popullit shqiptar të Kosovës, familjes Jashari e shumë e shumë djemve dhe vajzave gjithandej Kosovës të cilët shërbyen me dinjitet në UÇK-ë, e me pas në TMK-në e tash në FSK-ë.

“Sot, në këtë ditë nuk dua të harroj edhe gjithë ata pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilët me nder i kanë shërbyer dhe po vazhdojnë të i shërbejnë atdheut, e çdo ditë e me shumë po na bëjnë krenar. Komandanti ynë heroik dhe historik Adem Jashari, përherë do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak dhe shembulli me i mirë se si duhet shërbyer atdheut. Nga zemra uroj gjithë veteranët e Kosovës për ditën e tyre meritore”.

Ndryshe, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika