Mehaj me vizitë zyrtare dyditore në SHBA

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka udhëtuar të mërkurën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, pritet që Mehaj bashkë me kryeministrin Kurti të do të priten nga autoritetet e larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s

Armend Mehaj

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri Armend Mehaj të mërkurën ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në njoftim bëhet e ditur se Mehaj bashkë me kryeministrin Albin Kurtin do të priten nga autoritetet e larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.

“Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA. Me këtë rast, Ministri Mehaj, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s”, thuhet në njoftimin e ministrisë

Tutje në njoftimin e MB-së thuhet se kjo vizitë është në funksion të forcimit të mëtejmë të parteneritetit me SHBA-në.

Ndryshe, më 6 maj të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku është duke qëndruar ende.

Deri më tani kryeministri është takuar me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve amerikane, përfaqësues të organizatave të ndryshme si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika