Mehaj: Mërgata është pasuria jonë më e madhe

Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar shkollën shqipe në Nova Scotia të Halifax dhe ka thënë "është ndjenjë e jashtëzakonshme, kur sheh të rinjtë që flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe tregojnë me mall se sa shumë e duan Kosovën”

Foto e postuar në llogarinë e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj





Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj të hënën e 21 nëntorit ka vizituar shkollën shqipe në Nova Scotia të Halifax.

Përmes një postimi, ministri Mehaj ka thënë se “mërgata është pasuria jonë më e madhe”, sepse, sipas tij, “përkundër qëndrimit larg atdheut në asnjë moment nuk harrojnë gjuhën dhe traditën”.

Pamje nga vizita e minsitrit Mehaj

“E në këtë padyshim ka kontribuuar përkushtimi i prindërve që ashtu si në shkollën në Nova Scotia në Halifax vazhdojnë të kultivojnë ndër breza vlerat kombëtare”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka thënë se është ndjenjë e jashtëzakonshme kur sheh të rinjtë që flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe tregojnë me mall se sa shumë e duan Kosovën.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika