Mehaj merr pjesë në forumin e nënoficerëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Sipas ministrit Mehaj, qëllimi i këtij forumi ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së

Pamje nga forumi i nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ishte pjesëmarrës në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Mehaj ka njoftuar se qëllimi i këtij forumi ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së.

“Ngase përmes nënoficerëve të përgatitur profesionalisht dhe të motivuar shpirtërisht, sigurohet udhëheqja e duhur në mesin e ushtarëve dhe funksionimi i mirëfilltë i hallkës organizative, duke siguruar kështu realizimin e synimit që komanda të shkëlqejë në përmbushjen e vizionit të Komandantit dhe të objektivave të FSK-së”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ndërkaq, Mehaj ka theksuar se si ministër i Mbrojtjes, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të jenë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë boshti kurrizor i Ushtrisë së Kosovës, “dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika