Mehaj merr pjesë në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, te mërkurën e 15 qershorit ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel

Ministri Mehaj në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel

Ministri kosovar i Mbrojtjes, Armend Mehaj, merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel.

Ky takim është organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.

Në këtë takim, ministri Mehaj ka thënë se “agresioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainës na detyroi ta shikojmë çështjen e sigurisë globale krejt ndryshe, veçanërisht për vendet më të vogla që përballen me kërcënime të ngjashme”.

Mes të tjerash, ai ka thënë se “Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ka vendosur sanksione në përputhje me ato të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar një program për të pritur gazetarët ukrainas, gjatë këtyre kohërave të vështira me mandatin e rezolutës së votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një fond të veçantë për ndihmë për Ukrainën dhe është gati të strehojë 5000 refugjatë”, shtoi Mehaj.

Ai u takua me homologet e tij nga Kanada, Kroacia, Polonia e vende të tjera.

Ministri Mehaj, Sekretari Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Në fund të fjalës së tij, Mehaj ka thënë se “në varësi të zhvillimeve të ardhshme, Qeveria e Republikës së Kosovës do të bëjë gjithçka në kapacitetin dhe fuqinë e saj, për të ofruar ndihmën e saj për Ukrainën dhe për të qëndruar së bashku me NATO-n dhe aleatët e saj, për të arritur synimin përfundimtar që është liria për Ukrainën”.

ilustrim

Bashkë me ministrin Mehaj, në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel, ka marrë pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjeneralmajori Bashkim Jashari.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika