Mehaj në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve: Tmerri i përjetuar dhe të rënët për lirinë e vendit nuk do të harrohen kurrë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve ka thënë se tmerri i përjetuar dhe të rënët për lirinë e vendit nuk do të harrohen kurrë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, ka kujtuar eksodin e dëbimit të shqiptarëve me dhunë nga forcat paramilitare serbe në luftën e vitit 1998-1999.

“Rreth një milionë shqiptarë ishin shpërngulur në Shqipëri e Maqedoni të Veriut pas dëbimit me dhunë nga forcat serbe e sulmeve të vazhdueshme që po merrnin jetën e burrave, grave e fëmijëve. Mijëra të vdekur e mbi 1600 të cilët figurojnë ende si të zhdukur ishte bilanci i kësaj lufte gjenocidale serbe, që përfundoi pas bombardimeve të NATO-s. Pamjet e nënave me fëmijë në krah, të moshuar të torturuar që mezi ecnin nëpër mal, janë pamje që do qëndrojnë të ngulitur në momorien tonë”, shkruan Mehaj.

Mehaj thotë se “tmerri i përjetuar, njëlloj si dhe të rënët për lirinë e vendit” nuk do të harrohen kurrë sepse sipas tij mungesa e tyre ndihet çdo ditë.

“Mospranimi i krimeve nga ana e pushtetit serb është t’i dënosh me vdekje për së gjalli familjarët e viktimave, është vrasje edhe më e rëndë se e para. Mosdënimi i autorëve të krimit është agonia që pengon ecjen para, qetësia që nuk mund të vendoset dhe e ardhmja paqësore që nuk mund të arrihet.

Pajtimit të vërtetë i paraprin drejtësia e kërkim falja për viktimat, pranimi i ekzistencës së njëri-tjetrit e i fakteve, përgjegjësia shtetërore e shoqërore, dëmshpërblimi”, ka shkruar Mehaj,

Ministri i Mbrojtjes ka theksuar se drejtësia duhet të vendoset në mënyrë që historia të mos përsëritet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika