Mehaj në Kroaci takon ambasadorin Martin Berishaj, e falënderon për angazhimin diplomatik

Me rastin e qëndrimit për vizitë zyrtare në Kroaci, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, me ç'rast takoi ambasadorët Martin Berishaj e Riza Poda

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës së tij në Kroaci, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se ka vizituar edhe Ambasadën e Shqipërisë, ku ka takuar edhe ambasadorin Riza Podën.

“Me rastin e qëndrimit për vizitë zyrtare në Kroaci, vizitova dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, me ç’rast takova dhe ambasadorët Martin Berishaj e Riza Poda, të cilët më njoftuan për angazhimet e Ambasadës, bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve, dhe shtetin partner Kroacinë, si aleat i besueshëm në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike”, shkroi Mehaj.

“Falënderova ambasadorët për angazhimin e tyre diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika