Mehaj në takim me Torres, i rikujton kërkesën për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në takim me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres ka theksuar kërkesën për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në takim me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të martën ka pritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Në këtë takim, ai ka thënë se i ka rikujtuar Torresit kërkesën e Kosovës për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garanc për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit.

Po ashtu, në këtë takim, Mehaj me Torres kanë diskutuar për sigurinë në vend.

Ministri Mehaj ka theksuar se vizioni shtetëror i Kosovës është anëtarësimi në NATO duke qenë gjithmonë në koordinim me ShBA-në.

“Sikur edhe në takimet e mia të mëhershme me kongresmenin Torres, edhe këtë radhë e njoftova me situatën aktuale të sigurisë në vend pas krizës në Ukrainë, dhe ndikimit destabilizues rus përmes qasjes destruktive të Serbisë kundër Kosovës dhe në përgjithësi kundër paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj, ndër të tjera, e ka falënderuar Torres-in për gjithë mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.

“Duke i dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë, kongresmenit Torres i shpreha edhe këtë radhë falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e dhënë nga ai në Kongresin Amerikan për ne, SHBA-së si vend aleat jetik dhe popullit amerikan si komb mik yni”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në takim me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika