Mehaj në Turqi takon homologun e tij të Gambisë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ka takuar homologun e tij të Gambisë, Sering Modou Njie, me të cilin ka biseduar për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe homologu i tij i Gambisë, Sering Modou Njie.

Në një vizitë zyrtare në Turqi, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar homologun e tij të Gambisë, Sering Modou Njie, dhe shefin e stafit të mbrojtjes, Gjeneral Yankuba Drammeh.

Siç ka njoftuar ministri Mehaj, takimi është zhvilluar me qëllim të diskutimit të zhvillimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve.

Gjatë takimit, Mehaj dhe delegacioni i Gambisë diskutuan mbi ndërtimin e një bashkëpunimi të fortë dhe të qëndrueshëm, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit.

Ata theksuan rëndësinë e koordinimit dhe trajnimeve të përbashkëta për të forcuar kapacitetet e ushtrive të tyre dhe për të përmirësuar aftësitë e mbrojtjes.

Ministri Mehaj ka shprehur kënaqësinë e tij për të përshëndetur marrëdhëniet e mira midis dy vendeve.

“Përqafimi i vlerave demokratike na bënë më afër njëri-tjetrit dhe më të lehtë bashkëpunimin”, ka thënë Mehaj.

Ai gjithashtu ka theksuar se të gjitha aktivitetet e ardhshme do të jenë në përputhje me vlerat dhe parimet e NATO-së dhe se do të koordinohen me partnerët e tyre të tjerë në aleancë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika