Kosova dhe Maqedonia Veriore me memorandum për mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologeja nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, së bashku me homologen e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim rreth fushave të mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri Mehaj këtë nënshkrim bashkëpunimi e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, në të cilin kishte thënë se është duke vazhduar thellimi i bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe homologia e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska

”Sot prita në takim zyrtar, homologen time, Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Znj. Slavjanka Petrovska me bashkëpunëtorë. Së bashku me Ministren Petrovska nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar në postim Mehaj.

Ndër të tjerash, synimi kryesor i këtij memorandumi është që të bashkërendohet dhe sinkronizohet korniza ligjire, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të të gjitha marrëveshjeve mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj me bashkëpunëtorë gjatë takimit me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska

Gjithashtu, Mehaj ka shtuar se ky proces i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do ta ndajmë së bashku në procesin integrues euroatlantik.

Edhe ministrja Petrovska, ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve, duke ofruar përvojën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike.

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska me bashkëpunëtorët e saj gjatë takimit me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska

Poashtu, ministrja Petrovska ka shkëmbyer mendime bashkë me ministrin Mehaj, për sfidat aktuale gjeopolitike, si dhe kontributin e Maqedonisë së Veriut për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, duke përfshirë pjesëmarrjen në misionin e NATO-s.

Takimi i ministrave të Mbrojtjes së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunëtorëve të tyre

Ky bashkëpunim pritet të ofrojë stabilitet në Ballkanin Perëndimor, i cili është një prioritet kyç për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika