Mehaj: Niveli i ujit ka rënë në Klinë e Istog, gjendja është duke u normalizuar

Ministri i Mbrojtes ka bërë të ditur se 58 ushtarë të FSK-së kanë qenë të angazhuar në komunat e prekura nga vërshimet e shiut, të enjten. Krahas kësaj, Mehaj ka thënë se gjendja në Klinë e Istog po shkon drejt normalizimit

Komuna e Istogut dhe ajo e Klinës janë vizituar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi.

Lidhur me këtë, ky i fundit ka thënë se gjendja në komunat e lartëcekura po shkon drejt normalizimit.

“Në mëngjesin e sotëm së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e MAPL Elbert Krasniqi, vizituam komunën e Klinës dhe Istogut, fillimisht në vendet e prekura nga vërshimet e më pas në QKMF-në e Istogut. Njësitet tona specialistike të kërkim-shpëtimit kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës për të ofruar mbështetjen e tyre. Angazhimi i FSK-së është në nivelin më të lartë dhe në bashkëpunim me autoritetet lokale situata është duke u menaxhuar mirë. Niveli i ujit ka rënë edhe në këto dy qytete dhe gjendja është duke u normalizuar”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Mehaj ka thënë se ka qenë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës e cila ka intervenuar në evakuimin e qytetarëve dhe ka qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë kohës.

“Gjatë 24 orëve të fundit FSK ka pasur këto intervenime në: Ferizaj, në Mitrovicë, Skenderaj dhe Klinë. Është bërë evakuimi i 3 familjeve. Në Istog kemi intervenuar duke evakuuar 45 qytetarë. Në këto katër komuna kemi pasur të angazhuar 58 ushtarë. Gjithashtu, në babaj të Bokës është bërë hapja e rrugës në gjatësi prej 100 metrash. Në komunën e Skenderajt kemi angazhuar një ekipë e cila ka qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar ai.

Vërshimet nga shiu kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunat e vendit. Me më së shumti dëme raportohet të jenë Skenderaj dhe Klina.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika