Mehaj: Një nga arritjet e shumta në vitin 2021, është bashkë-zbarkimi përkrah Ushtrisë Amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehja ka marrë pjesë në seminaritn e 102-të të Ansamblesë Prlamentare të NATO-S. Në këtë seminar Mehaj ka cekur nevojën për të qenë të bashkuar në kohë të vështira, gjersa diskutoi për luftën në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj





Të shtunën e tetë tetorit është mbajtur seminari i 102-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në këtë edicion ky seminar ka trajtuartemën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“.

Në këtë seminar ka marrë pjesë dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se gjatë kohës kur po zhvillohet lufta në Ukrainë, “ne mbetemi vigjilentë për të koordinuar aktivitetet dhe për të treguar përkushtimin më të lartë për të punuar së bashku me partnerët dhe aleatët tanë, ndërsa presim që partnerët tanë të aplikojnë qasjen integruese të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe integrimit të Kosovës në NATO”.

Ministri i Mbrojtjes tha se Kosova e di më së miri se sa e vështirë është të kalosh vuajtjet e luftës kundër hegjemonisë dhe shtypjes së regjimit të Serbisë në 98-99.

“Ndërsa konflikti Rusi-Ukrainë ka implikime të gjata të sigurisë në Evropë, ekziston gjithashtu nevoja për të trajtuar rreziqet e agresionit rus përtej Ukrainës, duke prekur edhe Evropën dhe Ballkanin. Sepse, përtej një pushtimi dhe sulmi ndaj një vendi të lirë dhe popullit të tij, ky është edhe një sulm ndaj vlerave demokratike që na bashkojnë të gjithëve”, tha tutje Mehaj.

Mehaj ka cekur nevojën për t’u bashkuar në kohë të vështira.

“Sektori i sigurisë ka një rëndësi të madhe, prandaj ne udhëhiqemi nga kjo qasje sepse duam që bota të jetë më paqësore dhe më e sigurt për të gjithë”.

Mes tjerash, Mehaj shtoi se aleatët tanë më të mëdhenj janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet partnere evropiane, kontributi i të cilëve në forcimin e FSK-së është i jashtëzakonshëm.

Ministri Mehaj në seminarin e 102-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

“Një nga arritjet e shumta në vitin 2021, është bashkë-zbarkimi përkrah Ushtrisë Amerikane në misionin e parë historik paqeruajtës në Kuvajt”, shtoi Mehaj.

Mehaj ka cekur faktin se Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në stërvitjen e madhe ndërkombëtare “DEFENDER EUROPE 2021”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës me vendosmëri të pakrahasueshme vazhdon t’i shërbejë vendit duke garantuar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim, me përballjen në çdo situate të vështirë; avancimin e bashkëpunimit civil dhe ushtarak, dhe veçanërisht përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Mehaj.

“Rreshtimi i duhur i Kosovës, në situatën aktuale gjeopolitike dhe pjesëmarrja aktive e FSK-së në misionet e NATO-s, tregon besnikërinë tonë si shtet dhe profesionalizmin e FSK-së”.

Ndërsa për luftën e Rusisë në Ukrainë, Mehja tha se “Serbia mbetet praktikisht e ndarë nga qëndrimi kundër Rusisë, e kjo dëshmohet edhe nga mungesa e gatishmërisë për t’u përballur me të kaluarën, për të pranuar krimet e kryera”

Ministri Mehaj ka shtuar se bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë e dëshmon pjesëmarrja e përbashkët në Qendrën “Humanitare” në Nish, e cila u hap në vitin 2012, si rezultat i marrëveshjes me Federatën Ruse.

“Misioni dhe statusi i punonjësve të kësaj qendrë është mister, por i dukshëm sipas shërbimeve inteligjente të shumë vendeve, nga të cilat konsiderohet qendër spiunazhi. E ky dyshim është konfirmuar edhe në vitin 2016 nga administrata shtetërore amerikane”.

Më tej, Mehaj ka folur dhe për rrethanat e rritjes së nacionalizmit, migrimit dhe kërcënimeve kibernetike, të cilat sipas tij përbëjnë kërcënim për shtrirjen e institucioneve të sigurisë në vend dhe në rajon.

Ministri Mehaj në këtë edicion të seminarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, konsideroi se e ardhmja e Republikës së Kosovës është brenda familjes së madhe të Bashkimit Evropian.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika